Kuzhinë gri në formë L me vend për lavatriçe dhe dollapë të lartë

Kuzhinë gri në formë L me vend për lavatriçe dhe dollapë të lartë

Kjo kuzhinë në formë L kombinon dollapët e sipërm gri mat me dollapët e poshtëm në një gri më të çelët, të gjitha pa doreza. Një shirit LED i ngrohtë nën dollapët e sipërm ndriçon sipërfaqen e punës dhe panelin e murit me pamje guri të çelët.

Dollapët e lartë mbajnë mikrovalën dhe furrën e integruar në lartësinë e syve, pranë një dollapi të gjerë të lartë me dyer të plota. Lavatriçja vendoset nën sipërfaqen e punës pranë enëlarëses, ndërsa nën pllakën e gatimit ka sirtarë të gjerë. Kuzhina është punuar me masë dhe është montuar nga Goni në Skenderaj.

  • Fronte gri mat pa doreza
  • Shirit LED i ngrohtë nën dollapët e sipërm
  • Sipërfaqe pune dhe panel muri me pamje guri të çelët
  • Mikrovalë dhe furrë e integruar në lartësinë e syve
  • Vend për lavatriçe nën sipërfaqen e punës
Kuzhinë Klasike Shaker me Detaje Druri & Vitrinë të Ndriçuar

Një ndërthurje e ngrohtë e stilit klasik shaker me teksturën natyrale të drurit dhe një vitrinë elegante të ndriçuar që i shton dritë dhe klas çdo hapësire.

Lexo Më Shumë
Kuzhinë Charcoal me Detaje Mermeri dhe Polica Gjeometrike

Një kryevepër e minimalizmit modern, ku sipërfaqet mat në ngjyrë charcoal gërthehen me mermerin e zi dhe policat gjeometrike unike.

Lexo Më Shumë